Një tjetër mjek i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë në vend tonë. Bëhet fjalë për kirurgun Agron Menzelxhiun.

Lajmin e ndarjes nga jeta e bëri të ditur kushëriri i tij, mjeku Petrit Vargu.

Menzelxhiu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërsa  mësohet se vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Agron Menzelxhiu djali tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmën askujt! Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një patologji banale! Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve! Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve! Askush nuk mund te tjetersoj, ti do te mbetesh gjithmone ai, ai qe te njef i gjithë populli! Te qoftë dheu i lehtë, o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *