Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi ka propozuar si fletë votimi për zgjedhjet e 25-Prillit fletën ku paraqiten partitë me logo dhe kandidatët me emra, dhe jo fletën me numra.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur gjatë mbledhjes së sotme propozimin e Ilirjan Celibashti për zgjedhjet e 25-Prillit.

Sipas propozimit të Celibashit, fleta e votimit e cila u paraqit sot në Komisionin Rregullator është me emrat e kandidatëve dhe me logot e partisë, jo me numra.

E ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, u shpreh se fleta ideale e votimit do të ishte ajo me numra.

“Nga pikëpamja e administrimit, sigurisht që unë do të isha me fletën e votimit, e cila është me numra. Për faktin, sepse fleta e votimit duhet të shkojë tek zgjedhësi e qartë, e lexueshme. Dhe zgjedhësi të mos konfondohet me atë se çfarë shikon në këtë fletë votimi. E parë në këtë prizëm, do të thoja që fleta e votimit me numra do t’i plotësonte kushtet. Mendoj se do të kemi shumë fletë të pavlefshme, kur të fillojë dhe numërimi, në rastin e fletëve të cilat kanë emrin sipër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *