Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ka akuzuar presidentin Trump, se thotë “gënjeshtra” dhe minon sundimin e ligjit.

 

Në dëshminë e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Comey u ka thënë  gazetarëve se “emri i FBI-së ka marrë një goditje të rëndë, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, me bashkëpunëtorët e tij, ka gënjyer vazhdimisht për këtë”.

 

Ndër të tjera ai është shprehur se republikanët, kanë shumë frikë t’i kundërvihen Presidentit Trump dhe mbështetësve të tij.

 

Ndërkohë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders përmes një statusi në Tëitter është përgjigjur se “republikanët duhet t’i kundërvihen zotit Comey dhe korrupsionit të tij të jashtëzakonshëm. Presidenti i bëri vendit një shërbim, duke e shkarkuar dhe demaskuar ish shefin e FBI-së për mashtrimin e paturpshëm që ai përfaqëson.

 

Comey është shkarkuar nga presidenti Trump në maj të vitit 2017 pasi ai refuzoi t’i shprehë presidentit besnikërinë dhe t’i japë fund hetimit të prokurorit të posaçëm rreth një bashkëpunimi të fshehtë midis fushatës Trump dhe Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *