Punimet e kuvendit kombëtar të Partisë Demokratike gjetën jehonë jo për shkak të propozimeve të kryetarit Lulzim Basha, por më së shumti për shkak të refuzimit që shumë prej kritikëve të tij i bënë kandidimit për këshillin kombëtar.

 

Ish-anetarja e kryesisë së PD-së, Endira Bushati, një nga emrat që ishte në listë, nga edicioni qendror  i lajmeve në Vizion Plus ka shprehur dhe rezervat e saj per garen.

 

Në fjalën e saj Bushati është shprehur se lajmi që është paraqitur si favor për anëtarët dhe për kritikët e bashës në të vërtetë është një propagandë e zyrës së shtypit.

 

“Lajmi i paraqitur sikur Basha po bënte një favor është më shumë se një propagandë e bërë nga zyra e shtypit nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike sesa në vetvete një favor i vërtetë ose një hapje drejt bashkimit.”

 

Më poshtë intervista e plotë e ish-anëtarës së PD-së të dhënë për Vizion Plus;

 

Përse ju dhe kritikë të tjerë të zotit Basha refuzuat të bëheshit pjesë e garës, përse sipas jush ky votim ishte një farsë?

 

Ku nuk është një nder që Lulzim Basha i bënte anëtarëve të kryesisë kritik ose jo, është praktikë është precedentë që në Partinë Demokratike kush është në detyrë qoftë anëtar kryesie apo anëtar i këshillit kombëtar, përveç se kush shpreh publikisht ose zyrtarisht pranë organeve të partisë, se nuk dëshiron që të kandidojë ato janë të rikandiduar automatikisht. Lajmi i paraqitur sikur Basha po bënte një favor është më shumë se një propagandë e bërë nga zyra e shtypit nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike sesa në vetvete një favor i vërtetë ose një hapje drejt bashkimit.

 

Fakti që një pjesë e kritikëve refuzuan fare që të jenë pjesë e garës dhe një pjesë tjetër e kanë parë me skepticizëm gjithë këtë veprim a mos e dëmtojnë opozitën në këtë moment kur ajo ka nevojë që të intensifitojë aksionin e saj politik?

Sigurisht që e dëmton madje nëse unë do të ndiqja analizën do të thoja se po të bëja një bilanc për këtë muaj për PD, mund të thoja se ai është një ndër bilancet më negative që mund të ketë pasur PD në vite. Sepse muaji dhjetor ka qenë në përgjithësi një muaj që për shkak të datave, data 8 dhjetorit ditës së rinisë apo 11 dhjetori ditës së krijimit gjithmonë, Partia Demmokratike ka qenë mëse e mobilizuar ka dhënë mesazhe frymëzuese etj. Thelbi i problematikës është se përgjatë gjithë thirrjes së Kuvendit përgjatë gjithë procesit të zgjedhjes në PD, zoti Basha nuk ka zbatuar normat statutore dhe nuk ka respektuar as forumet. Kryesia u  mblodh vetëm një ditë para Kuvendit Kombëtar, pa një renditje pa një korum pa thënë se çfarë do të bëhet në këtë kuvend. Këshilli Kombëtar për gjatë katër viteve të Bashës është mbledhë vetëm një herë, atëherë ku është garancia për një proces transparent demokratik, ku fitojnë më të mirët ku ka garë ku garantohet vota e delegatëve, këto janë vërejtje që i bëhen.

 

Çfarë fryme do të krijohet brenda partisë?

Fryma e krijuar brenda partisë është ajo që dihet tashmë qysh nga puthja me djallin që e cilësojmë ne, që zoti Basha bëri në mesnatën e 17-18 dhjetorit të vitit të kaluar, dhe që u reflektua më pas në rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 2017-ës. Publiku tashmë është i njohur me kritikat me akuzat me stilin që ka përdorur zoti Basha, që unë do e konsideroja një stil pasiv në lidhje me akuzat që i janë bërë, nuk është përgjigjur për asnjë nga akuzat, nuk ka një qëndrim zyrtar ne sot nuk i referohemi dot. A ke marrëveshje me Ramën? Pse e shkele statutin kur bëre listën e deputetëve? Pse nuk i mbledh forumet e partisë? Asnjë nga këto nuk merr një përgjigje të qartë nga Basha. Për ta lidhur me bilancin e aktivitetit të PD-së në këtë muaj unë do të thosha se është një bilanc shumë negativ. Ju e keni parë aktivitetin e 8 dhjetorit se si tashmë PD-ja sot konsiderohet si e dalë mode, sepse në 8 dhjetor edhe mediat e  kishin ekranin e ndarë 8 dhjetori i PD-së në Qytet Studenti me 20-30 veta, ndërkohë që kishte një protestë masive të studentëve. Ka një kërkesë ka një ultimatum të protestës së tyre e cila në njëfarë mënyre solli pranverë në mes të dimrit në Shqipëri, që të mos e dojë PD-në aty. Ku është parë që të ketë protestë masive dhe njëzëri të thuhet jo politikë dhe nuk duam parti politike dhe nuk mund të ofrohet opozita apo lideri i opozitës? Kjo tregon një mungesë frymëzimi një mungesë shprese tek opozita.

 

Ndërkohë ka dhe një qëndrim nga pala tjetër, pasi ka zëra nga Partia Demokratike që thonë se ju që jeni kritikët kritikët e Bashës në këto momente se ju po flirtoni pak me qeverinë? Si do ju përgjigjeshit këtyre kritikave?

 

Tani të gjithë nuk mund të futen në një grup, unë nuk di, ato mund të jenë dhe në mënyrë individuale që ju referohen personave të caktuar. Unë për personin tim jam e sigurt se nuk bëhet fjalë, madje dhe në pozicione të tjera edhe apolitike e kam treguar se me qeverisjen e zotit Rama dhe me mazhorancën e tij nuk më lidh asgjë madje kam qenë dhe në shenjestrën e tij. Unë mund të them se ka disa vende pune që pa mbështetjen e z.Rama sigurisht që nuk mund të arrihen, nga ana tjetër personave të cilët mund të kenë arritur këto vende pune kur tashmë i ke debuar, ju ke ndërprerë karrierat politike dhe u ke thënë se nuk dua të bëj më me ju, nuk mund tu mohohet e drejta që të aplikojnë në karriera të tjera.

 

Ndërkohë siç e thamë dhe më sipër ka mbaruar numërimi, por akoma nuk kemi një rezultat të emrave fitues. Ndoshta pjesa më e madhe janë jashtë listave, dikush tjetër si ju apo zonja Topalli mund të jetë sërish brenda listave Si mund të vijojë beteja brenda partisë për demokratizimin e saj, ndërkohë që pjesa më e madhe janë jashtë forumeve?

 

E vështirë është, po të dëgjonit fjalën e z.Basha e përsëriti disa herë se si të qeveriset partia në opozitë ashtu është dhe një pasqyrë se si do të qeverisët shteti nesër. Problemi me Bashën është se po t’ja marrësh fjalim dhe tja lëxosh thua se është një fjalim shumë i mirë pastaj kur ai fjalor vihet në z.Basha çalon në besueshmëri. Unë nuk e di se ai do të arrij të krijojë besim, që a do të mbledhë forumet përsëri, a do të zbatojë statutin etj, deri më tani nuk e ka tregua. Ka treguar që nuk ka respekt as për statutin as për forumet as për kontributet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *