Subscribe

Ikona e muzikës popullore dhe jo vetëm, Irma Libohova ishte artistja që ndezi skenën e “Këngë Moj” mbrëmjen e së enjtes në ekranin e Vizion Plus.

 

Këngëtarja, e cila ka një karrierë  50-vjeçare dhe është rritur në skenë, solli edhe një herë pranë publikut emocionet e çdo kënge, që nga nisja e rrugëtimit të saj artistik.

 

E sigurisht, pjesën më të madhe të mbrëmjes e zunë këngët e Shqipërisë së Mesme.

 

IRMA LIBOHOVA

KËNGËTARE

“Kam qëndruar të Shqipëria e mesme më duket se janë spektakle bollshëm për këngë të jugut e veriut bëhen më shpesh. dhe sigurisht meqë kam nja 60 vite që jetoj në këtë mesin e Shqipërisë thash ti mbetem kësaj linje por edhe këngëve të mia.”

 

Siç është kthyer tashmë në një traditë për spektaklin “Këngë moj” edhe Irmës iu bashkuan miqtë e saj.

 

 

GILI

KËNGËTARE

“Irma është një nga këngëtaret e mia të preferuara ndaj dhe jam shumë e nderuar që më ka thirrur dhe kam ardhur me shumë qejf. kemi zgjedhur disa këngë sigurisht ajo ka zgjedhur disa këngë më me spec.”

 

RATI

KENGETAR

“Ne, me Irmën nuk është se na kanë lidhur shuë bashkëpunime, por ajo shpesh më ka vlerësuar për zërin ndaj dhe e falënderoj shumë për ftesën.”

 

Surprizë e mbrëmjes ishte edhe momenti kur motrat Libohova interpretuan së bashku. Ndonëse shpesh publiku ka parë duete të Irmës edhe Erandës, këtë herë pjese e skenës ishte edhe motra tjetër Shqiponja .

 

 

ERANDA LIBOHOVA

KËNGËTARE

“Ne kemi një jetë që e ndajmë skenën bashkë. Në skenë me të ndjehem shumë e sigurt dhe merremi vesh me sy me njëra-tjetrën”. Sa herë që duam të ndërrojmë zërat apo bëjmë ndonjë gabim e kapim menjëherë situtën.”

 

 

“Këngë moj” vijon të sjellë muzikën më të mirë të kënduar live: ky produksion vjen çdo të enjte në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus.

 

Ndërsa për të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin spektaklin “Këngë moj” dhe natën e Irma Libohovës do të kenë mundësi ta shohin të premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *