Subscribe

Në prag të sezonit turistik, ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri premton se rruga hyrëse në këtë qytet do të jetë e rikonstruktuar para muajit Qershor. Sipas tij janë siguruar fondet e nevojshme për ta përfunduar këtë segment rrugor në afat.

 

Por për të shkuar në Sarandë problem mbetet rruga Kardhiq-Delvinë. Në këtë segment rrugor prej 34 km janë kryer investime të pjesshme, por pranë ministrisë ka ardhur një ofertë për ta dhënë ndërtimin e saj me koncesion. Ministri nuk jep një afat por thotë se brenda këtij vit  do të nisa puna për  ndërtimin e këtij segmenti.  Pjesë e investimeve në këtë qytete është edhe ndërtimi i një aeroporti.

 

Do të jetë kështu një impuls jashtëzakonisht i madh për gjithë aktivitetin turistik të Sarandës. Brenda pranverës do të përfundojmë studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, një aeroport turistik që unë kam bindjen se do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do ti shërbejë vetëm Sarandës por edhe Korfuzit pasi aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim.

 

Ministri Gjinknuri ishte në Sarandë së bashku edhe me ministren e Kulturës ku vizituan edhe Xhaminë e Gjin Aleksit në Russan të Delvinës. Kjo xhami po rikonstruktohet falë një bashkëpunimi midis Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Musliman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *