Antonio Conte do të vazhdojë të jetë trajneri i interit të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Ky është verdikti i takimit të rëndësishëm mes teknikut 51-vjeçar dhe drejtuesve zikaltër që u zhvillua pasditen e kësaj të marte.

Për më shumë se tre orë e gjysmë, Conte ka biseduar me presidentin zhang dhe dy drejtuesit e tjere, marota dhe auzilio në lidhje me vazhdimësinë apo jo të projektit të contes.

Ne mbyllje të takimit, klubi zikaltër ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku konfirmon se drejtuesit e ekipit dhe trajneri Conte kanë rënë dakord mbi vijimin e bashkëpunimit mes palëve dhe çuarjen përpara të objektivave të mëdha që ka klubi.

Humbja e finales së europa league, si dhe krisja e marrëdhënieve me marotën dhe auzilion kishte vënë në dyshim të fortë qëndrimin e antonio contes në krye të Interit.

Mirëpo, në rast shkarkimi, Interi do të duhej të dëmshpërblente conten dhe stafin e tij me 50 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *