Inter konfirmoi pritshmëritë dhe fitoi duelin e titullarit kundër Juventusit në javën e 23 të serie A.

Suksesi 1 me 0 qe erdhi nga autgoli i Gatit, i mjaftoi zikaltërve që të krijojnë një distancë sigurie +4 në raport me bardhezinjtë, pa lënë mënjanë faktin që skuadra e Inzagit ka edhe një ndeshje të prapambetur në 28 shkurt kundër Atalantës në fushën e vet.

Përtej rezultatit minimalit, kryesuesit e kampionatit treguan forcën e tyre dhe diferencën në lojë përballë ndjekësit më të afërt, skuadrës së Max Alegrit.

Ky i fundit, një trajner i ndeshjeve të mëdha dhe strateg Skemashm, dështoi këtë herë të merrte atë që donte nga kjo sfidë, të paktën një barazim që do ta mbante ngjitur me rivalin e madhe të titullit, edhe pse gara deri në fund është ende ndjeshëm e gjatë.

Derbi i Italisë transmntuar në Tring ishte i njëjtë thuajse në lojë me atë të fazës së parë në Torino që përfundoi në barazim. Interi dominues në mbajtjen e  topit dhe më kërkues, e Juventus që priti vendasit në gjysmëfushë  vet me shpresën për ta goditur në kundërzbritje.

Pas dy tentativave të Di Markos dhe Turam, ishte Vlahoviç që u ndal në momentin e fundit nga Pavard. Francezi madje ishte protagonist edhe në krahun tjetër, duke goditur një roveshatë në zonë, dhe Gati në tentative për të spastruar zonën e vet nga Turam e dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën ë dytë Interi goditi shtyllën me Calhanoglu, ndër më të mirët në fushë, ndërsa Juventus u përgjigj me Ildiz, Rabio de Gati por pa sukses.

Shcenzi që protagonist në vijim me dy protatis të bukura ndaj Bareles dhe sidomos Arnautovic, ndërsa Juventus iu dorëzua supremacisë Inter, skuadër që tani provon arratisjen drejt titullit 20 kampion në histori./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *