Subscribe

I ftuar në Fierence, në konferencën vjetore ‘’State of the Union”, kryeministri Edi Rama foli për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipërina nuk po i bën reformat për Brukselin apo Parisin, por për të ardhmen e shqiptarëve.

 

“E rëndësishme të vijojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Nuk duhet se duhet ta bëjmë për njerëzit në Bruksel apo Paris, duhet ta bëjmë për fëmijët, këto reforma janë në të mirë të vendit. Kemi nevojë të zhvillojmë për brezin e ardhshëm. Na duhet durim derisa vlerësimi të bëhet edhe në nivelin vendimmarrës të Këshillit…Ndonjëherë është e mundimshme ta bësh të qartë, sepse ka opinione të ndryshme që vijnë nga jashtë lidhur me mënyrën si t’i qasemi Evropës. Është shumë e qartë për ne që Evropa nuk është alternativë, por është vendi që ka të njëjtën vlerë sot që ka pasur kur etërit themelues e përfytyruan. Ndoshta jemi naivë, ndoshta jemi si të gjithë ata që para se të martohen janë shumë entuziastë dhe nuk duan të dëgjojnë përvoja, por kështu është. Ne nuk shohim asnjë faktorë e aktorë si një alternativë kundrejt Evropës. Për ne procesi i integrimit është një instrument fantastik për të modernizuar vendin tonë dhe për ta bërë Shqipërinë një vend të mirëfilltë evropian, i gatshëm për t’u bërë anëtar i BE, por pavarësisht nëse është vend anëtar apo jo, të jetë vend evropian.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *