Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish...

U godit nga një shtyllë në vendin e punës,...

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje të reja...

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë nga rrënojat...

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në...

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj:...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar?...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka...

Gabimi im më i madh si deputet i PS,...

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e vjetër në...

Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

19 Janar 09:32

Edhe pse qeveria investoi 24 mln euro me Partneritet-Publik-Privat për ndërtimin e një inceneratori për përpunimin e mbetjeve në Elbasan, ky qark pati nder sasitë më të larta të mbetjeve të pamenaxhuara në vitin 2020.

 

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se, prefektura e Elbasanit gjeneroi mbi 92 mijë tonë mbetje gjatë vitit 2020, teksa 23,3 për qind e tyre nuk e menaxhuan, duke e renditur në tre qarqet me nivelin më të lartë të mbetjeve të pamenaxhuara.

 

Të dhënat të tjera më të hollësishme tregojnë se, gjatë vitit 2020 inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11 për qind të mbetjeve të gjeneruara në këtë qark (10 mijë tonë). Më tej 55 % e mbetjeve në qarkun e Elbasanit janë depozituar në landfille dhe 14 % u ricikluan.

 

Kapaciteti i impiantit është rreth 120 ton mbetje/ditë. Pranë impiantit duhet të depozitoheshin mbetje nga Bashkitë Elbasan, Cerrik, Librazhd, Belsh dhe operatorë të ndryshëm privatë.

 

Në vitin 2020 sasia e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë në Shqipëri ishte 369,2 kg. Qarku me sasinë më të lartë të mbetjeve të menaxhuara për frymë ishte qarku i Gjirokastrës me 728,7 kg, e ndjekur nga Fieri me 479,5 dhe Tirana me 429,0 kg. Nga ana tjetër, qarku me sasinë më të ulët të mbetjeve të menaxhuara për frymë ishte Korça me 237,0 kg, e ndjekur nga Shkodra me 236,1 kg dhe Dibra me 230,5 kg.

 

Mbetjet e menaxhuara trajtohen kryesisht duke depozituar mbetjet në landfille dhe vende të tjera depozitimi të miratuara nga organet përkatëse të qeverisjes vendore.

 

Në vitin 2020, struktura e trajtimit të mbetjeve ishte: 80.2% të depozituara në landfille, 18.1% të ricikluara, 0.5% hedhje në mënyre jo të rregullt në natyre, 1.1% të djegur në inceneratorë dhe 0.1% të djegur për eliminim.

 

SPAK (Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë) ka hetuar procedurat për koncesionin e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit, për të cilin ka gjetur shkelje të ndryshme penale, duke filluar nga procedura e ndjekur për dhënien e koncesionit deri te faturat tatimore për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri.

 

Nga hetimi ka rezultuar se Shtetasi L.K., në cilësinë e ish-ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., që janë përfitueset e kontratës së koncesionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, shuma e faturuar është rreth 3.7 milionë euro./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Elbasan incenerator mbetje Përpunim plehra

Nga e njëjta kategori

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish për protestat dhe tregon historinë me një person të afërt

më shumë...

Braho raporton tek “Ligjet”: Synojmë të riorganizojmë BKH, do marrim 40 hetues të rinj

më shumë...

Vijojnë vonesat në Kapshticë, procedurat në palën greke krijojnë radhë të gjata

më shumë...

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa leje përgjatë vijës bregdetare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:12

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama...

10:03

Braho raporton tek “Ligjet”: Synojmë të riorganizojmë...

9:54

U godit nga një shtyllë në vendin...

9:33

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje...

9:22

Vijojnë vonesat në Kapshticë, procedurat në palën...

9:08

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë...

8:57

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa...

8:43

“Kujdes me nxitimin në vendime financiare”, parashikimi...

8:27

Përplasjet me policinë dhe deputetët jashtë Kuvendit,...

8:16

Konsumi i fiqve, vlerat ushqyese nga fruti...

8:09

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i...

10:46

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480...

10:25

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli,...

10:16

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë...

10:05

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në...

9:52

Gabimi im më i madh si deputet...

9:46

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e...

9:33

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen...

9:31

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri...

9:18

A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.