E premte, 30 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ik se na vrave!” Përplasje mes deputetëve të opozitës me Gardën: Frikë nga unë ke?!

Vijojnë përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit.

Deputetët kërkojnë të hyjnë në Kuvend, teksa Garda poi  ndalon.

Reklamë

“Frikë nga unë ke? Jo nuk largohem. Do futem aty. Ke lënë kriminelin brenda”, ka thënë deputetja Albana Vokshi.

“Na vratë! Ik se na vrave! Hap rrugën të hyjmë brenda”, dëgjohen deputetët të thonë teksa përplasen me Gardën.

Reklamë

Ndërkohë, seanca plenare ka nisur në Kuvend, teksa jashtë tij janë mbledhur mbështetës të opozitës që protestojnë.

Një pjesë e deputetëve të opozitës janë të përjashtuar nga seancat plenare, për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend

Vazhdo të lexosh

Reklamë