Ngritja e dy organeve të reja të qeverisjes së prokurorisë dhe gjyqësorit fusin në shinat e vërteta të zbatimit reformës në drejtësi.

 

Ndërkombëtarët kanë përshëndetur njëzëri fillimin e funksionimit të Këshillit të lartë të prokurorisë dhe atij gjyqësor.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj çështje nga edicioni qendror i lajmeve në Vizion Plus ka qenë Gent Ibrahimi në cilësinë e kryetarit të Këshillit të prokurorisë.

 

Një çështje e të rëndësishme është ngritja e strukturës që do të hetoje korrupsionin në nivelet e larta, kur parashikohet që SPAK të fillojë nga puna ?

Do do të kisha dashur që të kisha një përgjigje të prerë për këtë pyetje por për fat të keq nuk kam, natyrisht që ka afate ligjore dhe ne menjëherë duhet të bëjmë thirrjen për shprehjen e interesit nga ana e prokurorëve të interesuar por, pasi kjo të ndodhë pasi të kemi një grup me kandidatë ato do të duhet që të kalojnë në procedurën e vettingut, që deri tani ka rezultuar që do të jetë pak e gjatë. Natyrisht që do të ketë një procedurë prioritare për ta por afati është paksa i paparashikueshëm përsa i takon ngritjes së prokurorisë së posaçme për ngritjen e hetimit e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Kur pritet të zgjidhet prokurori i ri i përgjithshëm me mandat të plotë ?

Këtu nuk ka dilema në fillim të pranverës Shqipëria do të ketë prokurorin e ri të përgjithshëm.

 

Kanë kaluar dy vjet e gjysmë nga miratimi i reformës në drejtesi dhe zbatimi i saj eshte vonuar, cilat janë çështjet qe ju duhet te zgjidhni me prioritet?

Ka disa çështje në fakt janë magjistratë të rinj të cilët kanë përfunduar shkollën e magjistraturës në profilin prokuror dhe janë ende të paemëruar për një kohë të gjatë emërimi i tyre është prioritar. Dy çështjet që ju i përmendët emërimi i prokurorit të përgjitshëm, emërimi i prokurorisë së posaçme pastaj ka dhe një lloj rrëmuje nëse mund ta përdor këtë në caktimin e prokurorëve nëpër prokuroritë e republikës, jo të gjithë punojnë atje ku janë të emërruar. Dikush është i komanduar në një vedn dikush në një tjetër dhe duhet të vendoset një farë rregulli edhe këtu. Natyrisht që këto komandime janë bërë për tju përgjigjur nevojave të punës por normalisht duhet të vendoset një rregull i caktuar. Ka dhe probleme afatgjate siç janë vendosja e një lloj meritokracie  siç është avancimi në karrierë i prokurorëve ku më të mirët do ja dalin të marrin pozicionet e karrierës dhe përmes kësaj besoj se do të sigurohet n jë përformancë me e lartë në tërësi.

 

Gjykata kushtetuese ka rrëzuar disa nene të ligjit bazë të këshillit të prokurorisë, a ju pengon kjo në punën tuaj?

Patjetër që na pengon janë disa nene në dy ligje, njëri është ligji për organin e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, aty janë rrëzuar disa nene që nuk është se prishin punën e këshillit të lartë të prokurorisë, ajo punë që parashikohet të bëhet në komisione tani duhet të bëhet ekskluzivisht në seancë plenare, nuk ka ndonjë problem. Janë shfuqizuar edhe disa nene që kanë të bëjnë me masat disiplinore në ligjin për statusin e magjistratës, ato po na shkaktojnë disa probleme, sepse për një kohë të caktuar ne nuk do të jemi në gjendje që të kryejmë proese të tilla disiplinore në raport me prokurorët nëse do të jetë rasti. Sidoqoftë problemi nuk qëndron tërësisht te ne për dy arsye, arsyeja e parë është që për moementin unë shpresoj që ky këshill i lartë i prokurorisë të mos ketë shumë punë përsa i takon disiplinës qoftë për faktin se kjo punë është kryer dhe është kryer me punë nga vettingu dhe qoftë për faktin se prokurorët që kalojnë vettingun besoj se nuk do të jenë, nuk do të kenë shumë nevojë për një qasje disiplinore nga ana këshillit arsyeja tjetër është se na mungon dhe një institucion tjetër në konfiguracionin e sistemit tonë të drejtësisë është inspektori i lartë i drejtësisë, i cili është një institucion që do të kryejë hetimin e shkeljeve të prezumuara disiplinore që pas kësaj do të shqyrtohen dhe do të vendosen nga këshilli. Kemi ende disa mungesa.

 

Ditën që ju u zgjodhet ne krye te keshillit te larte te prokurorise, por opozita ju quajti si një investim te mazhorancës qeverisëse, si e shihni këtë reagim ?

Me keqardhje si gjithmonë nuk është hera e parë që e përmendim është një keqkuptim këmbëngulës që shpresoj që me punën time ta rrëzoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *