Subscribe

Tre kamera sigurie i kanë ardhur në ndihmë policisë për të zbuluar personin që i vuri zjarrin katër automjeteve të parkuara në një pallat në zonën e Astirit.

 

Policia ka arritur që të identifikojë autorin, i cili në kamerat e sigurisë shfaqet me rroba të zeza dhe me kapele të errët. Ai është futur brenda parkingut dhe i ka vënë flakën makinave të Dritan Llanajt.

 

Ky i fundit, së bashku me vëllain e tij, Sino Llanaj, të njohur në fushën e ndërtimit në Tiranë, kanë dhjetëra konflikte, por hetuesit kanë dyshime të forta se ngjarja e fundit ka të bëjë përplasjet për pronësinë e pallatit ku jetonte Dritan Llanaj ku dhe u dogjën mjete.

 

Të njëjtat burime shprehen se autori nuk është banor i kësaj zone, por dyshohet se mund të jetë paguar nga persona të tjerë që të djegë mjetet për ti përcjellë atij një mesazh kërcënimi.

 

Si pasojë e flakëve, 4 mjete u shkrumbuan plotësisht, ndërsa mbeten të plagosur lehtë 8 qytetarë. Dritan dhe Sino Llanaj janë akuzuar shpesh herë për mashtrim përmes shitjeve të apartamenteve dhe falsifikim dokumentesh.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *