Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë punonjësin e një fast food-i në Peskara të Italisë, pasi ky i fundit nuk i shërbeu në kohë porosinë.

 

Autori, Federico Pecorale, fillimisht u konfliktua verbalisht me të riun domenikan, Yelfry Rosado Guzman, e më pas ka nxjerrë armë dhe qëlloi në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

 

29-vjeçari përfundoi në pranga teksa përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes.

 

Mësohet se Pecorale merr një pension paaftësie, të cilit i është lidhur pasi pësoi një aksident automobilistik para 10 vjetësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *