Një zjarr i madh është shfaqur në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak në Bashkinë e Beratit. Zjarri fillimisht është vendosur në shesh-depozitimin e mbetjeve të hedhura në bregjet e lumit Osum dhe më pas ka përparuar me shpejtësi pranë serave bujqësore të fshatit Moravë,duke rrezikuar serat dhe banesat afër tyre.

Kanë qenë pikërisht banorët e fshatit Moravë ata që kanë lajmëruar zjarrëfikësen pasi kanë parë flakët e zjarrit teksa shtoheshin dhe afroheshin drejt pronave të tyre.

Mbetjet e kësaj zone janë kthyer tashmë në një problematikë serioze për këta banore,pasi atyre shpesh herë ju vihet flaka nga persona që grumbullojnë në këtë zonë kanaçe e sende të tjera për ti shitur. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit shërbimet zjarrëfikëse,që pasi kanë lokalizuar në një kohë të shkurtër flakët e zjarrit po punojnë për shuarjen e vatrave që janë ende të ndezuara në zonë.

Reparti PMNZSH, pasi ka vënien nën kontroll flakët e zjarrit, i cili i favorizuar nga era sa vjen edhe shtohet.Nuk është hera e parë që iu vihet flaka mbetjeve shprehet një banor ndërsa përpiqet të stabilizoj flakët. Problemi i djegies së mbetjeve në këtë zonë është një probem, i cili ka vite që nuk gjen zgjidhje për këta banorë që jetojnë çdo ditë me frikën e djegies së prodhimeve dhe banesave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *