Një 36-vjeçar me iniciale R.(L). P është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

 

36-vjeçari është dënuar me burg për për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve” në shtetin fqinj.

 

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

 

Tiranë

 

Më datë 24.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është vetëdorëzuar shtetasi R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. 

 

Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *