Një ngjarje e rëndë është shënuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një 52-vjeçar pas një debati me djalin e tij 22-vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit për vdekje.

Një kamera sigurie, ka regjistruar momentin kur burri merr në telefon gruan dhe i jep lajmin e rëndë.

“Ai nuk merr frymë. Ai ka vdekur”, dëgjohet 52-vjeçari duke i thënë gruas së tij disa momente pasi qëlloi për vdekje të riun më 3 nëntor.

Përplasjet mes tyre kishin nisur që rrugës, për tu agravuar më pas në shtëpi. Në një moment, babai shihet duke u përkulur në tokë dhe duke mbuluar fytyrën me dorë.

Pas telefonatës me gruan, ai merr lajmëron edhe autoritetet, ku iu tregon se ka vrarë djalin e tij.

Kur oficerët arritën në shtëpi, ata gjetën 22 vjeçarin, një student i Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, në një pellg gjaku në dysheme dhe konfirmuan se ai kishte vdekur. I riu kishte ardhur nga Universiteti për të festuar ditëlindjen me familjen.

Babai u arrestua dhe u paraqit në gjykatë më 27 nëntor, ku u deklarua i pafajshëm për akuzën e vrasjes së shkallës së dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *