Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada mes një vale nxehtësie, me temperatura ekstreme.

 

 

Policia në zonën e Vancouver është njoftuar për më shumë se 130 vdekje të papritura, që nga e premtja.

 

Shumica ishin të moshuar ose me sëmundje shëndetësore dhe duke shtuar edhe nxehtësinë, ata kanë ndërruar jetë.

 

Të martën, Kanada regjistroi temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë për të tretën ditë radhazi, 49.5 gradë Celcius.

 

Para kësaj jave, temperaturat në vend nuk kishin kaluar kurrë 45 gradë.

 

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *