Subscribe

Kryeministri Edi Rama tregoi në takimin që zhvilloi me mësuesit në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës se vëllai i mikut të tij, i cili ishte i infektuar me koronavirus, humbi jetën një ditë më parë.

Ai tha se i njohuri i familjes së tij ndërroi jetë në një moshë të re, duke dhënë mesazhin që mos t’i neglizhojnë masat për parandalimin e virusit dhe të mos e konsiderojnë një grip të rëndomtë.

“Dje degjova per nje person qe kam njohur personalisht, vellai i shokut tim humbi jeten dhe nuk ishte ne moshe te madhe, ishte i ri.  Askush nuk e percakton dot deri ne fund se si dhe pse virusi ben gjemen tek dikush edhe shfaqet ne menyre te padukshme dhe kalon pa u ndjere fare te dikush tjeter. Problemi eshte se shume nga ne e marrim dhe se marrim vesh qe e kemi, madje edhe s’ndjejme asgje, ndaj duhet te sillemi sikur e kemi sepse ua kalojme familjareve, miqve e shokeve”, shprehet Rama.

Kreu i qeverisë tha gjatë këtij takimi se edhe pse fëmijët janë më pak të rrezikuar nga ky virus, ata sërish janë transmetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *