Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Korcës. Një shtetas rreth 70 vjec, është gjetur i pajetë në banesën e tij.

 

Viktima është identifikuar si Vangjush Prodani dhe nga informacionet paraprake, ai prej 3 muajsh nuk ka patur kontakte me familjarët pasi jetonte i vetëm në banesë.

 

Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore. Kjo, njofton “Vizion Plus”, sjell dyshime se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë.

 

Megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *