I dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, është vendosur në regjimin e posaçëm, 41 bis. Lajmi është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili shprehet se nuk do të tolerohet asnjë nga të burgosurit që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal edhe në qeli.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.

Lexo edhe :

Related Posts

Sokol Mjacaj u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2015, pas ngjarjes së rëndë kriminale, ku vrau dy turistë çekë gjatë një grabitjeje me armë zjarri./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *