Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë ka marr të pandehur me akuzën “Falsifikimi i formularëve” ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Vladrin Pjetri.
Pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike për pastërtinë e figurës së Pjetrit, organi akuzës ka bërë verifikime të thelluara ndaj deklarimeve të subjektit.
Në përfundim të verifikimeve të kryera është provuar nga ana e Prokurorisë se subjekti Valdrin Luigj Pjetri: Është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike bazuar në ex art 73 DPR 309/90.
Ai është deklaruar fajtor nga Gjykata e Firences dhe është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro.
Pjetri per shkak te denimit ishte debuar nga Italia deri ne vitin 2015.