E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 10 minuta më parë
Kronikë

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi! Bllokohet qarkullimi rrugor

Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogarasë, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Si pasojë e aksidentit, ku dyshohet për parakalim të gabuar, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka sjellë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së automjeteve brenda tunelit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore për të menaxhuar situatën, për të kryer ekspertizën dhe për të rikthyer qarkullimin në normalitet.

Shkaqet e përplasjes dyshohet se lidhen me një parakalim të gabuar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë