Herë pas herë organizatat për të drejtat e njeriut kanë akuzuar Turqinë për mënyrën sesi sillen dhe trajtojnë të burgosurit.

Këtë herë vjen një dëshmi e fortë e një tjetër ngjarje të rëndë  që ka ndodhur burgun e Gumushanes në Stamboll të Turqisë.

Ish-nën komisari Mustafa Kabakçioglu u gjet i vdekur nga rojet e sigurisë së burgut i ulur në një karrige plastike.

Ngjarje e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ai ishte arrestuar në korrik të vitit 2016 dhe u mbajtur për një kohë të gjatë në qeli edhe pse nuk kishte nje vendim gjykate për të.

Muajt e fundit avokati kishte kërkuar trajtim shëndetesor për klientin e tij pasi ishte i sëmurë me diabet mirëpo dyshohet se autoritetet e burgut e kanë izoluar në një qeli të vecante.

Nuk dihet sesa ka qëndruar aty i vetëm dhe pa ndihmë ish funksionari i policisë, por ai u gjet në një karrige pa rrota dhe i pajetë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *