Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2026
Vizion fokus

Trump: SHBA kanë “kontroll total” mbi Ngushticën e Hormuzit

Shqipëria një hap më afër BE-së, Mërtiri: Lajm pozitiv,...

BE jep “dritën jeshile” për IBAR, të premten, raporti...

Rubio: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur...

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe Durrësit, çfarë...

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret dhe kritikat...

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të inteligjencës

Putin: Përdorimi i armëve bërthamore, masë emergjente për sigurinë...

Dron i paidentifikuar në hapësirën ajrore të Letonisë, NATO...

BE jep “dritën jeshile” për IBAR, të premten, raporti në Këshillin e Ambasadorëve. Në 26 maj, konferenca Shqipëri-BE

21 Maj 20:07

Shqipëria mbylli sot një prej fazave më të rëndësishmë në rrugën për tu bërë anëtare e Bashkimit Europian.  Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE miratuan në Bruksel raportin e piketave të ndërmjetme, IBAR.

Të premten ky vendim do të merret nga Këshilli i Ambasadorëve dhe pasditen e 26 majit në Bruksel do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare  BE-Shqipëri.

Pas këtij momenti Shqipëri do të nisë punën për mbylljen e kapitujve që janë kusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Dokumenti që miratuan sot përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel, Pozicioni I Përbashkët I Ndërmjetëm, përfshin kriteret që Shqipëria duhet të plotësoje për të mbyllur negociatat për grup kapitullin më të rëndësishëm të procesit që njihet me emrin themeloret.

Kriteret kryesore kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, dhe vendet anëtare të BE paralajmërojnë qeverinë dhe parlamentin të mos ndërhyjnë në punën e sistemit të drejtësisë.

 “BE shpreh keqardhje dhe i kërkon Shqipërisë të adresojë në mënyrë efektive përpjekjet në rritje dhe shqetësuese të zyrtarëve publikë apo politikanëve, përfshirë edhe ata në nivele të larta, për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi institucionet e drejtësisë, përfshirë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.  BE-ja nënvizon fuqimisht nevojën që pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ në Shqipëri të respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit dhe të zbatojnë plotësisht, si çështje prioritare, vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në raport

Brukseli paralajmëron se sa herë që spaku të kërkojë imunitetin e një deputeti apo ministri, duhet të respektohen standartet e vendosura nga Komisioni i Venecias.

 “BE shpreh keqardhje për disa vendime të mëparshme të Kuvendit  të Shqipërisë, si dhe për komentet e zyrtarëve publikë në lidhje me hetimet ndaj ish-zyrtarëve publikë dhe anëtarëve të Parlamentit. BE thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta dhe të respektojë parimin e barazisë para ligjit, si dhe që gjyqësori, përfshirë SPAK-un, të vazhdojë të kryejë punën e tij në mënyrë të pavarur, me paanshmëri, përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe respekt për të drejtat e mbrojtjes, pa ndërhyrje.”

Një tjetër kusht i rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit në BE ka të bëjë me zgjedhjet

 “BE thekson se Shqipëria duhet të sigurojë një fushë loje të barabartë për të gjithë kandidatët duke marrë masa për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore, si dhe duke reduktuar ndikimin e rrjeteve të patronazhistëve.”

Miratimi i raportit të piketave të ndërmjetme është i rëndësishem pasi vetëm tani Shqipëria mund të nisë mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Shqipëria një hap më afër BE-së, Mërtiri: Lajm pozitiv, por është meritë e rrethanave gjeopolitike

më shumë...

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe Durrësit, çfarë u gjet dhe u sekuestrua

më shumë...

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

më shumë...

Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret dhe kritikat e BE-së, zbardhet raporti i IBAR për Shqipërinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:41

Trump: SHBA kanë “kontroll total” mbi Ngushticën...

8:10

Shqipëria një hap më afër BE-së, Mërtiri:...

8:07

BE jep “dritën jeshile” për IBAR, të...

7:58

Një muaj paraburgim për shtatë drejtorët e...

7:13

Rubio: Tarifat në Hormuz do ta bënin...

6:45

Studimi: Konsumuesit e mishit kanë më shumë...

6:16

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe...

6:01

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

5:32

Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret...

5:17

Lufta ndaj drogërave, ambasada e SHBA: Nisma...

4:59

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të...

4:44

Putin: Përdorimi i armëve bërthamore, masë emergjente...

4:33

Dron i paidentifikuar në hapësirën ajrore të...

4:18

Drita jeshile nga BE për miratimin e...

4:06

Zhvillohet testi i klasave të pesta, nxënësit...

4:00

Babai e harroi në makinë dhe shkoj...

3:42

Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve...

3:18

Tension mes Trump e Netanyahut, SHBA preferon...

3:05

Merz propozon: Ballkani Perëndimor si vëzhgues në...

3:03

Takohen autoritetet rregullatore, delegacione nga 42 vende...

Më të klikuarat

  • “Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenj...
  • “Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Mar...
  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja (Emri)
  • VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Shkodër, momenti kur shoferi i m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.