Subscribe

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin bëri të ditur se për shtete si Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre.

Kësisoj lejohet hyrja  e shtetasve që vijnë nga këto vende për në Shqipëri pa u karantinuar, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve. Përjashtim bëjnë vetëm ata që janë rezident  në shtete e siperpërmendura apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë.

Në Malin e Zi të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre (shtete të cilat kanë shkallën e rasteve aktive të koronavirusit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë.

Sa I takon Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *