Subscribe

Gjashtë javë në fermën VIP kanë zbuluar njëri pas tjetrit elementë të një formule risi që tashmë jo vetëm është përqafuar nga publiku por ka vendosur një standard cilësie në televizion.

Të gjithë konkurentët gjenden përballë gjykimit të publikut në një televotim që u hap mbrëmjen e së hënës, për më të preferuarin.

Ndërkohë, fermerët krahas punëve të përditëshme, janë angazhuar në sfida dhe detyra  të ngarkuara nga agai. Por rezultatet nuk kanë qënë gjithmonë të kënaqëshme.

Kanë qënë edhe vetë konkurentët që gjatë këtyre ditëve kanë provokuar njëri tjetrin me skenarë të mirëmenduar.  Po ashtu nuk janë kursyer mesazhet e rëndësishme dhe vlerat njerëzore të cilat janë shpërfaqur katërcipërisht jo vetëm në diskutimet dhe raportet që janë ndërtuar në fermë.

Sakaq, pritshmëritë për hyrje të reja janë përforcuar. Mbetet për tu parë se si do të trazohen rrethanat në fermën Vip dhe si do të jetë përballja e dy konkurentëve më pak të votuar.

Sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 21, në ekranin e Vizion Plus do të ndiqni spektaklin që përmbush pritshmëritë tuaja.. jo vetëm argëtim, sfida të vështira, histori njerëzore por edhe surpriza siç nuk i keni menduar ndonjëherë.

Mos humbisni asnjë moment nga zhvillimet në fermën Vip, në dy kanale të dedikuara të platformës digjitale Tring. Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *