Autoritetet në Holandë kanë rihapur shkollat fillore. Nxënësit u riktheyn sërish në bankat e shkollë, pas qëndrimit për afro dy muaj në shtëpi, si një nga masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu, të hënën u lejuan të hapeshin edhe një sërë aktivitetesh, por me kusht që të përmbushin masat strikte për të zbatuar distancën sociale.

Koordinatorja e një shkolle në Den Bosch tha se të gjithë nxënësit “janë si në kabina, në mënyrë që të rritet siguria, nëse ndonjë prej tyre fillon të kollitet”.

Ndërkohë, procesi mësimor në shkollat e mesme nuk fillon deri muajin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *