Subscribe

Kosova mban heshtje zgjedhore në prag të votimeve të së dielës për parlamentaret e 2017-ës. Të drejtën e votimit në këto zgjedhje e kanë të paktën 1.7 milionë qytetarë të cilët do të kenë mundësi të zgjedhin mes dy koalicioneve të mëdha dhe disa subjekteve të tjera politike.

 

Në garë për zgjedhjet e parlamentare është koalicioni PDK- AAK -NISMA e cila kandidon Ramush Haradinaj si kryeministër përballë LDK – AKR – ALTERNATIVA me Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër. Ndërsa Lëvizja vetëvendosje subjekti më i madh i vetëm garon me Albin Kurtin për kreun e qeverisë së re.

 

Gjatë fushatës elektorale, Haradinaj ka theksuar se nëse zgjidhet kryeministër do të rishikojë paktin e demarkacionit me Malin e Zi. Ndërkohë Avdullah Hoti ka thënë se vendi do të vijojë reformat e nisura nga e djathta dhe të luftojë korrupsionin.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha materialet janë gati për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare te11 qershorit. Kryetarja e këtij institucioni ka konfirmuar më herët se procesi do të monitorohet nga 30 mijë vëzhgues vendas por dhe ata të huaj nga OSBE-ODHIR. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, partitë politike kanë mbajtur 10 ditë fushatë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *