Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Aksident me vdekje në Durrës

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së, Lituania zbulon...

Heqja e titullit për Surroin/ Patozi: Mos ua merrni për të madhe atyre burrave të provincës

27 Nëntor 21:40

Koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi shprehet se vendimi për heqja e titullit “Qytetar Nderi” për publicistin Veton Surroi nga Këshilli i Qarkut Kukës, më shumë se tragjikomik, është vetëdenoncues.

 

Sipas tij, reagimi i ashpër i kryeministrit Edi Rama pas këtij veprimi, është i pamjaftueshëm dhe nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe.

 

Për Patozin, nuk duhet kërkuar faji vetëm tek këshilltarët e Kukësit.

 

“MOS UA MERRNI PËR TË MADHE KËSHILLTARËVE TË KUKËSIT . “Çdekretimi” i titullit qytetar nderi për Veton Surroin nga këshilltarët e Qarkut të Kukësit, më shumë se tragjikomik, është vetëdenoncues.  Por jo aq shumë për ata të keqkuptuarit, të cilët ngritën dorën apo firmosën atë akt qesharak në qytetin verilindor, se sa për sistemin e antivlerave, që kemi ndërtuar në këto 30 vjet. Ndaj edhe distancimi i paqortueshëm i kryeministrit Edi Rama prej asaj që ndodhi është i pamjaftueshëm dhe nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe. Sepse, në finale, nuk duhet kërkuar faji vetëm tek ata kuksianët, të cilët u penduan papritur për “nderin” që i kishin bërë Veton Surroit para pak vitesh. Ngaqë kjo punë tashmë është shndërruar në mendësi sunduese për politikën dhe për jetën publike në Shqipëri. Ndaj edhe mos u merrni shumë me ta, se nuk kanë ndonjë përgjegjësi të madhe. Sepse në gjithë këto vite kanë parë dhe dëgjuar shumë më keq se ç’kanë bërë vetë.  Fjala vjen, çfarë kanë thënë në kohë të ndryshme Edi Rama për Ilir Metën apo Fatos Nanon, Ilir Meta për Sali Berishën dhe Edi Ramën, Sali Berisha për Ilir Metën, Fatos Nanon dhe Rexhep Meidanin, Lulzim Basha për Ilir Metën dhe Edi Ramën e kështu me radhë, pa u futur fare në raportin me figurat e Kosovës. Ndaj edhe mos ia merrni për të madhe atyre burrave të provincës, që e dinë se historia varet prej konjukturës politike, ku i njëjti person mund të jetë brenda ditës edhe hero, edhe tradhtar i kombit, në varësi të asaj që mendon apo vendos për momentin partia.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi Veton Surroi

Nga e njëjta kategori

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (EMRI)

më shumë...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku Ismailaj: Situata mbetet e rëndë, do qëndrojmë në terren gjithë natën

më shumë...

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i shoqërisë “Fincantieri Albania”, Nufi: Investim i rëndësishëm në zhvillimin e industrisë detare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:05

Moti për ditën e enjte, temperaturat ngjiten...

10:44

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës,...

10:41

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt...

10:36

Aksident me vdekje në Durrës

10:20

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem...

10:06

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë,...

9:50

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja...

9:43

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë...

9:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën...

9:31

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve...

9:20

Ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave...

8:56

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku...

8:56

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në...

8:37

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së,...

8:11

Salah surprizon me numrin në fanelë, 10-ta...

8:06

Zelensky i kërkon NATO-s më shumë ndihmë...

7:51

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.