Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

E rëndë në Los Angeles, kreu marrëdhënie me 14-vjeçaren...

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon Hezbollah: Do të godasim...

Vizita në Abu Dhabi, kryeministri Rama ndan pamje nga...

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë...

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje...

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

E kërkojnë disa klube në Serie A, por ja...

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Haxhinasto: Gent Cakajn nuk e dëmton mosha, por deklaratat e rënda për kufijtë e Kosovës

10 Janar 12:35

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka komentuar çështjen e mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër.

 

Në një koment të gjatë në “Facebook”, Haxhinasto shprehet se se mosha e Cakajt nuk është problem pasi në Shqipëri shumë politikanë kanë marrë përgjegjësira më të mëdha duke drejtuar vendin.

 

Sipas Haxhinastos, i vetmi problem mbetet deklarata e Cakajt për ndryshimin e kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Haxhinasto thotë se qëndrimi i hapur I mbajtur nga ana e Cakajt për ndryshim territori dëmton rëndë politikën e jashtme shqiptare në diplomacinë që ajo ndjek.

 

Meditim për dekretimin e një ministri

 

Duket qartë që emri i cili ka shkaktuar më shumë diskutim nga lista e gjatë e emrave për ndryshimet në qeveri mbetet ai i propozuar për ministër të jashtëm. Si një pozicion delikat i përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, si dhe i formulimit dhe zbatimit të politikës së saj të jashtme, nuk përbën një “teprim”, as ndërhyrje në kompetencat kushtetuese të kryeministrit, vlerësimi pak më i thellë i kësaj kandidature, duke marrë shkas dhe nga çka është diskutuar në media këto ditë. Për të qenë më i përmbledhur, po perpiqem ta strukturoj vleresimin tim, por jo sipas rëndësisë prioritare të çështjeve.

 

Së pari, mosha e personit. Për mua nuk përbën asnjë problem një ministër i jashtëm në këtë moshë, duke patur në mendje edhe raste të tjera, kur shumë politikanë shqiptarë kanë marrë përgjegjësira edhe më të mëdha në ekzekutiv se ai i ministrit të jashtëm, pikërisht si kryeministra të vendit. Por ka një ndryshim thelbësor, se kryeministrat “e rinj” të Shqipërisë u bënë të tillë pas një karriere politike shumë intensive, si deputetë dhe drejtues politikë. Dhe në informacionin e bërë publik, personi në fjalë nuk ka asnjë experiencë të tillë të ngjashme.

 

Së dyti, qytetaria kosovare. Në shumë aspekte, një zhvillim pozitiv, një shenjë konkrete se shqiptarët e dy aneve të kufirit po integrohen; se kapacitetet njerëzore mund t’i shërbejnë kombit në tërësi, pavarësisht qytetarisë apo shtetësisë mbi pasaportë. Këtë fakt do ta kisha theksuar edhe më shumë si një zhvillim pozitiv, po të kishin ndodhur angazhime të shqiptarëve të kësaj ane të kufirit, në anën matanë, qoftë edhe në pozicione më modeste zëvendës-ministrash, gjë që në dijeninë time nuk ka ndodhur. Ndërkohë, mendoj se shteti i ri i Kosoves, edhe për vetë faktin e rinisë së tij 10 vjeçare, ka më shumë nevojë për njerëz të tij të talentuar, (siç nuk kam dyshim që mund të jetë personi në fjalë), sesa Republika e Shqipërisë. Shtuar kësaj, edhe nevoja për talente diplomatike në kohen kur kemi sfida të jashtëzakonshme për diplomacine e re kosovare, si njohjet ndërkombëtare, antarësimi në organizata rajonale e ndërkombëtare, liberalizimi i vizave, e shumë të tjera sfida madhore. Pra, mos do qe më mire që këto kapacitete t’i shërbenin Kosovës? Besoj se po.

 

Së treti, përgjegjësia politike. Dikush mund të nxitonte të shprehej se përgjegjësia politike në një përzgjedhje të kësaj rëndësie i përket kryeministrit. Jam i bindjes se ministri i jashtëm e ankoron përgjegjësinë e tij si kryediplomat, si person përgjegjës politik për gjithë veprimtarinë e shërbimit të jashtëm, edhe tek pesha dhe përgjegjësia politike e publike që mban në politikën kombëtare. Një peshë dhe cilesi të tillë, kandidatura në fjalë nuk e përmban. Aq me tepër që portofoli që i është propozuar, mban edhe atë të çështjeve Evropiane, një sfidë tjetër e madhe për vendin.

 

Së katerti, thelbi i politike-bërjes. Shpesh thonë që politika e jashtme është pjesa më konservatore e politikave të një shteti, në kuptimin që ajo ngrihet mbi themele të konsoliduara, historike, dhe traditë, që orientohet në rrethanat e situatat e reja edhe duke mbajtur një sy apo pikë reference, pikërisht tek kjo traditë. Kthesat e forta në politikën e jashtme të një vendi janë ngjarje të rralla. Pergjithësisht, keto ngjarje krijojne “kërcitje” mes risive të momentit, dhe traditës por edhe kontributeve që një vend ka dhënë historikisht në politikën e tij të jashtme. Konkretisht, Republika e Shqipërisë ka dhënë një kontribut jo modest për situatën ku gjendet sot rajoni, për paqen e tij, nivelin e sigurisë dhe të bashkëpunimit mes vendeve të tij. Ky kontribut disavjeçar, i ka dhënë Republikës së Shqipërisë jo pak kredite ndërkombëtare, jo pak vlerësime nga aleatët tanë strategjikë SHBA, apo partnerët evropianë të BE. Ky kontribut, ka qenë i vlefshëm kryesisht se është ngritur mbi një sistem vlerash Euro-Atlantike të përqafuara nga shteti shqiptar, si bashkejetesa mes kombeve, toleranca dhe respekti për minoritetet, integrimet kombëtare, rajonale dhe ato në një kuader më të gjere, Integrimi Euro-Atlantik. Në këtë kuptim, qëndrimet e shprehuara publikisht për shkëmbime territoresh apo korrigjime kufinjsh nga personi i propozuar si minister i jashtëm, kam bindjen se cënojne rëndë të gjithe traditën tonë moderne në politikë e jashtme, kontributin jo-modest të Republikës së Shqipërisë për paqen e stabilitetin e rajonit, si dhe kompromentojnë perspektiven e integrimit të saj por edhe të rajonit në Evrope. Prandaj, një përzgjedhje e tillë, në gjykimin tim, është e papranueshme.

 

Së fundmi, procesi i emërimit dhe dekretimit në detyrë të ministrit. Në një sistem normal politik, siç dëshirojmë ta kemi ketë tonin, elementi i kontrollit dhe balancës është thelbësor për demokracinë. Ky element funksionon edhe në përzgjedhjen e ekzekutivit, gjë që është jo vetëm përgjegjësi e kryeministrit, por, në zbatim të frymës së Kushtetutës, duhet të jetë një aksion konsultues, në mos konsensual, mes institucioneve kryesore: Kuvendit – Presidentit dhe Ekzekutivit. Në kushtet kur Parlamenti ynë nuk e ka të parashikuar hallkën filtruese të kandidaturave përpara dekretimit (në formën e dëgjesave, siç e aplikon Kongresi Amerikan), hallkat e mbetura janë: dekretimi ose jo nga Presidenti i Republikës, miratimi ose jo me votë nga Kuvendi i dekretit të Presidentit (mazhoranca e ka të lehtë ta votojë me shumicë të thjeshtë), kontestimi në Gjykate Kushtetuese (jo-ekzistente). Në keto kushte, duket se i vetmi filter kontrollues mbetet institucioni i Presidentit, edhe në dritën e përgjegjësive specifike direkte që ai ka për politikën e jashtme. Prandaj, mendoj se duhet durim dhe respekt për çdo minutë kohë që ky institucion kërkon për marrjen e një vendimi kaq kompleks dhe të rëndësishëm, siç është dekretimi i ministrit të jashtëm.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Deklarata Edmond Haxhinasto Emërim Gent Cakaj ministër Mosha

Nga e njëjta kategori

Vizita në Abu Dhabi, kryeministri Rama ndan pamje nga takimet në Emiratet e Bashkuara Arabe

më shumë...

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit

më shumë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për qëllim dhënien e territoreve publike për ndërtime private! Ja si do të funksionojë

më shumë...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes të vogël dhe të mesëm që do të rritet me kredi

më shumë...

One thought on “Haxhinasto: Gent Cakajn nuk e dëmton mosha, por deklaratat e rënda për kufijtë e Kosovës”

  1. Erdi says:
    January 10, 2019 at 3:13 pm

    Zoti i ruejt dhe i shpetoft shqiptaret dhe kosoven e shqiperin prej dy kryetradhtarve Thaqin hashim dhe Kristaqiun Ram !!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:24

E rëndë në Los Angeles, kreu marrëdhënie...

10:12

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon Hezbollah: Do...

9:52

Presidenti Trump letër Vjosa Osmanit: Ke qenë...

9:10

Vizita në Abu Dhabi, kryeministri Rama ndan...

8:57

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Greqisë,...

8:40

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm, Gjykata vendos...

8:34

Mot i paqëndrueshëm në vend, vranësira dhe...

8:18

“Në dashuri tregohuni më të hapur ndaj...

1:54

Punëtorët shpërblehen nga Agai, 6 fermerët që...

1:48

Kush është fermeri që largohet nga Ferma...

12:15

“U pendova që e futa në shtëpi”,...

11:54

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri?...

11:21

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën:...

10:51

Përkushtim për kafshët dhe punët e fermës,...

10:41

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit...

10:39

Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç”...

10:13

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

10:10

E kërkojnë disa klube në Serie A,...

10:06

Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e...

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.