Subscribe

Hashim Thaçi është zyrtarisht presidenti i ri i Republikës së Kosovës. Thaçi ka bërë betimin dhe më pas nënshkrimin në një ceremoni të mbajtur në ambientet e kuvendit. Të pranishëm në sallë kanë qenë ish-presidentja Jahjaga, deputetët e mazhorancës, ndërsa seanca është bojkotuar nga partitë opozitare në Kosovë. Në fjalën e tij të parë si president i Kosovës, Thaçi deklaroi se do të jete garant i respektimit të kushtetues së vendit dhe simbol i unitetit kombëtar. Ai tha se do të punojë për dialog politik mes palëve. I menjëhershëm ka qene reagimi i partive opozitare. Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës publikoi disa postera kundër tij, ndërsa e cilësoi Thaçin si nje faktor përçarës ne vend. Por ndërsa mbahej ceremonia, disa persona goditen me gurë xhamat e kuvendit. Policia arrestoi dy prej tyre. Pas seancës parlamentare te betimit, zonja Jahjaga i ka dorëzuar çelësat e presidencës kreut te ri te shtetit. Hashim Thaçi është zgjedhur si president i vendit gjatë seancës së 26 shkurtit. Në raundin e tretë ai  mori 71 vota në kuvend. Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga opozita dhe u dërgua ne Kushtetuese, por kjo gjykate theksoi se zgjedhja e Thaçit ishte e ligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *