Rruga e Arbrit pritet të nxisë zhvillimin ekonomik të Dibrës, por edhe më tej.

 

Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, Hekuran Duka, i cili ishte sot i pranishëm në ceremoninë e përurimit, teksa e konsideroi një moment historic për krahinën e Dibrës, ka treguar në një intervistë në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, se si do t’i ndihmojë qytetarët e Dibrës së Madhe hapja e rrugës së re.

 

“Krahina e Dibrës ka qenë e izoluar. Do të bëhet lëvizja e mallrave dhe do të ndikojë në zhvillimi ekonomik dhe lokal të këtyre komunave. Tashmë, me hapjen e rrugës së re, në Dibër hapen edhe perspektivat e reja. Në të gjitha aspektet, kjo është një shpresë dhe nevojë e madhe. Ne presim shumë që nga Rruga e Arbrit të kemi përfitime. Kemi në perspektivë zhvillimin e turizimit histori, liqenor, malor, agroturizmit. Dibra ka disa kapacitete, të cilat në të kaluarën nuk kanë qenë të shfrytëzuara. Dikur ka qenë e izoluar nga bota e jashtme, për shkak të pozitës së saj gjeografike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *