Udhëheqësi politik i Hamasit ka konfirmuar se po studion një propozim të ri për të ndalur luftimet në Rripin e Gazës.

Ismail Haniyeh tha se grupi ishte ftuar për të diskutuar një propozim të hartuar nga Izraeli, SHBA, Katari dhe Egjipti.

Raportohet se propozimi pwrmban një armëpushim gjashtëjavor, kur më shumë pengje izraelite do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë.

Haniyeh theksoi se prioritetet e Hamasit ishin një armëpushim i përhershëm dhe një tërheqje e plotë izraelite, por kryeministri i Izraelit i përjashtoi ato.

Benjamin Netanyahu këmbënguli se lufta nuk do të përfundonte derisa të ishte arritur “fitorja totale”, që ai tha se nënkupton eliminimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

Konflikti u shkaktua nga një sulm i paprecedentë ndërkufitar nga persona të armatosur të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin rreth 1,300 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng.

Më shumë se 26,700 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit.

Gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit, 105 pengje izraelitë dhe të huaj u liruan në këmbim të 240 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *