Krahu ushtarak i Hamasit njoftoi këtë të hënë vdekjen e tre pengjeve të tjera nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Viktimat janë tre nga tetë pengjet izraelitë që Brigadat Al-Qassam raportuan të dielën se ishin plagosur rëndë për shkak të bombardimeve izraelite. Pengjet përfundimisht nuk arritën të mbijetonin.

“Do të shtyjmë për disa ditë publikimin e emrave dhe pamjeve të të vdekurve, deri në zbardhjen e fatit të të plagosurve të mbetur”, thuhet në njoftimin përkatës.

Nga ana tjetër, Izraeli ka shpëtuar dy pengje pas një operacioni ushtarak në jug të rripit të Gazës, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Nga i njëjti operacion i cili u shoqërua me bombardime të shumta, sipas zyrtarëve lokalë raportohet të kenë mbetur mbi 60 viktima palestinezë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *