Sulmi kibernetik i se premtes ka prekur me shume se 200 mije kompani te ndryshme ne 150 shtete te Botes, deklaron shefi i Europolit Ron Ueinrajt. Duke folur per televizionin britanik ‘ITV’, ai thote se bota përballet me nje rrezik ne rritje dhe se me e keqja mund te ndodhe mëngjesin e se henes.

 

Virusi mori ne kontroll dokumentet e përdoruesve te internetit, duke kerkuar si pagese shumen e 300 dollarëve. Rusia dhe Britania rezultojne mes vendeve me te prekura. Ekspertet e sigurisë paralajmërojnë per nje tjeter sulm te afërt, qe rezulton te jete i pandalshëm.

 

Drejtori i Europolit deklaron se ka shqetësim per rritje te numrit te te prekurve, pasi njerëzit te kthehen ne pune te hënën. Sipas BBC-se, sulmi global eshte realizuar permes tre adresave dhe se hakersat kane arritur te përfitojnë te paktën 30 mije dollarë.

 

Europoli deklaroi se po bashkëpunon me FBI-ne per te zbuluar dhe identifikuar autoret, te cilet duke përfituar nga mungesa e sigurisë ne sistemet Mikrosoft Windows kane arritur te depërtojnë nëpërmjet mjeteve te quajtura “krimba” kompjuterike per te rrezuar gjithë sistemet e operimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *