Presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi jo pak habi me thirrjen e tij të fundit provokuese për elektoratin.

 

Në një takim me qytetarët e Karolinës së Veriut, Trump u tha votuesve të votojnë dy herë në zgjedhjet e nëntorit, ndonëse kjo është e paligjshme.

 

Ai bëri thirrje që të votojnë një herë personalisht dhe një herë tjetër me postë, në mënyrë që të testojnë sistemin.

 

 

“Dhe nëse sistemi do të jetë aq i mirë sa thonë ata, atëherë padyshim qytetarët nuk do të jenë në gjendje të votojnë”, tha më tej.

 

 

Trump shpesh ka deklaruar se votat postare janë të prekshme.

 

 

Pasi presidenti Trump bëri deklaratën, Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Veriut, Josh Stein shkroi në “Tëitter” se kjo ishte një thirrje për të thyer ligjin, me qëllim që sjellë kaos në zgjedhje.

 

 

“Sigurohuni që të votoni, por mos votoni dy herë!”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *