U mbyll edicioni i XI i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore, mbajtur të enjten dhe të premten në Lushnjë.

Vendin e parë në këtë edicion e mori grupi i Kurbinit, qarku Lezhë, çmimin e dytë grupi i Ansamblit Trad Folk Tirana dhe çmimin e tretë grupi i Kolonjës, qarku Korçë. Çmimet u shpallën nga kryetari i jurisë prof. Agron Xhangolli.

Ky aktivitet është kthyer në një traditë të përvitshme nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, duke shërbyer jo vetëm si netë festive për artëdashësit por për të ruajtur edhe vlerat folklorike të krahinave të ndryshimit të vendit tonë.

Kryetari i Bashkisë Lusnjë Fatos Tushe e quajti Festivalin një vlerë të shtuar për ruajtjen e trashëgimisë dhe identitetit kulturor.

Në këtë edicion të Festivalit të valles Burimore morën pjesë 12 grupe konkuruese nga qarqet e vendit si Gjirokastra, Finiqi, Kolonja, Devolli, Tirana, Kurbini, Kukësi, Dibra, Berati ndërsa I ftuar ishte edhe një grup nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *