Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për trafikantet qe u kapen pak ditë më parë me 5.2 kilogramë droge te llojit heroine.

 

Burg pa afat u caktua për Besmir Dashin, Amir Trocin dhe Nexhmi Uken. Po ashtu, Gjykata vlerësoi si të ligjshëm edhe ndalimin e shtetasit Alban Raita, duke caktuar për të masën “detyrim paraqitje”.

 

Operacioni “Vollga” u finalizua nga agjentet e antidrogës në Drejtorinë e Policisë se Durrësit ne bashkëpunim me Policinë e Tiranës.

 

Ndërhyrja u be ne vendin e quajtur rrethrrotullimi i Saukut, në momentin qe trafikantet po shkëmbenin mallin me paratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *