Aeroportet në të gjithë Greqinë kanë pezulluar fluturimet këtë të diel për arsye sigurie pas një problemi teknik.
Televizioni shtetëror grek tha se raportet paraprake tregojnë për një defekt në qarkun e frekuencave të radios, megjithëse shkaku ose origjina e saktë nuk është përcaktuar ende.
Frekuencat radio i shërbejnë qendrës së kontrollit, e cila ka dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar ndërprerjen e fluturimeve hyrëse dhe dalëse nga vendi.
Nga problemi nuk janë prekur avionët që fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Greqisë.
Në këtë fazë, autoriteti i aviacionit civil, në koordinim me agjencitë e jashtme përkatëse, po heton incidentin dhe po punon për rikthimin në normalitet të situatës.
Nuk është e qartë se kur do të rikthehen operacionet normale.





