Greqia gjatë orëve të fundit është përfshirë nga një stuhi me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe ulje temperature.

 

Vendi fqinj është përfshirë nga fenomeni i njohur si “Geroni”, i cili ka shkaktuar dëme të shumta në kryeqytetin grek, në Atikën perëndimore, në zonën Korinthia, por edhe në Greqinë veriore, në disa zona të Maqedonisë.

 

Mediat greke bëjnë me dije se Në zonën Kineta, zjarrfikësit kishin 64 thirrje vetëm brenda pak orëve, ndërsa janë evakuuar disa familje e janë shënuar dëme të shumta materiale në gjithë zonën, të mbuluar nga balta. Dy persona kanë humbur jetën pasi është përmbysur skafi në portin e vogël të Antirio, nga moti i keq.

 

Në kryeqytetin grek dhe gjithë periferinë e Atikës, është dhënë urdhër të mos funksionojnë shkollat e kopshtet deri në orën 10.00 kur pritet një urdhër i dytë, pas edicionit të meteorologëve dhe inspektimit të situatës. Rruga nacionale greke Athinë-Korinth, e reja dhe e vjetra në vijën detare, vijojnë të jenë të bllokuara nga përmbytja në segmentin Kineta-Agious Theodhorous, në kilometrin e 61-të. Me tjetër deklaratë, sekretaria e përgjithshme e mbrojtjes së qytetarit paralajmëron të shmanget qarkullimi i qytetarëve në vend, ose të kufizohet duke qenë shumë të kujdesshëm edhe në orët në vijim.

 

Ndërkohë sipas autoriteteve të Përgjithshme të Mbrojtjes së Qytetarit pritet që edhe gjatë kësaj të hëne fenomeni “Geroni” do të ndodhet mbi territorin grek, duke përfshirë gradualisht Peloponezin, Kretë, Thesalia, pasdite drejt ishujve Sporades, Ciklades e në mbrëmje Maqedoninë Qendrore dhe Perëndimore.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *