Tre persona të armatisur dhe të maskuar kanë realizuar një grabitje gjatë natës në fshatin Qinam të Zall-Herrit.

Autorët fillimisht pasi kanë hyrë në banesë, nën kërcënimin e armëve kanë l[idhur tre pjestarët e familjes.

Më pas dyshohet se ata kanë marrë rreth 40 mijë lekë të reja dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Forcat e policisë, shkuan në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *