Në një kohë që ende nuk është identifikuar grabitësi që mbeti I vrarë gjatgë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Vizion Plus ka siguruar një foto të maskës së përdorur nga viktima gjatë grabitjes në Rinas.

Duket se grupi që hyri në mes të ditës deri në pistën e avioneve për të realizuar këtë grabitje spektakolare të miliona eurove, I ka bërë llogaritë mirë. Ata kanë përdorur maska të posacme tip gome që të mos identifikohen nga forcat e rendit.

Por shkëmbimi I zjarrit me policine I ka prishur planet grabitësve pasi njeri prej tyre është vrarë dhe më pas është braktisur nga miqtë e tij.

Viktima, natyrisht identiteti I tij do të jetë një ndihm e e madhe për hetuesit për të shkuar në gjurmet e autoreve të tjerë të cilët u larguan pasi shkëmbyen zjarr për më shumë se 1 km rrugë me policine.

Dhjetera persona janë shoqëruar në polici për këtë ngjarje që tronditi vendin këtë të martë pasi shuma e marrë mund të shkojë nga 2 deri në 10 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *