Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë Gentjan Kameri, 35 vjeç, i cili tentoi të korruptonte me 150 Euro Oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar.

 

Sipas policisë 35 vjeçari është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

 

Arrestimi i tij është bërë, pasi ai ka tentuar të korruptojë Oficerët e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar, me qëllim mosprocedimin e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *