E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina dhe Japonia bien dakord për një raund të ri të dialogut ekonomik

Kina dhe Japonia kanë rënë dakord të mbajnë një raund të ri të dialogut ekonomik dypalësh të nivelit të lartë në një kohë të përshtatshme, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Marrëveshja u arrit gjatë një takimi në Seul midis kryeministrit kinez Li Chiang dhe homologut të tij japonez Fumio Kishida, të cilët do të marrin pjesë në një samit trepalësh me presidentin e Koresë së Jugut, Yun Suk-gil.

Li i shprehu Kishidas shpresën se Japonia do t’i “trajtonte çështjet e Tajvanit siç duhet”, sipas CCTV, vetëm disa ditë pasi ushtria kineze mbajti stërvitje ushtarake rreth ishullit vetëqeverisës që Pekini e konsideron territor kinez./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë