Subscribe

Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati shfrytëzoi fjalën për një marrëveshje rutinë në parlament për të lëshuar një sërë kritikash të forta ndaj gjendjes aktuale ku ndodhet Shqipëria.

 

Ai vuri në dukje një krizë të gjithanshme që po shkatërron shpresën për të ardhmen .

 

 

DITMIR BUSHATI

 

ISH-MINISTER I JASHTEM

 

 

30 vite më pas mund të themi se jemi në gjendje më të mirë ekonomike. Por jemi duke përjetuar një krizë vlerash, e cila nuk vjen nga përtacia, por nga mpirja që sjell mungesën e shpresës, nga grykësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash. Duhet të jemi të drejtpërdrejtë e të sinqertë me këtë temë. Nuk mund të themi dot dhe vetëm që jemi vendi i Shqiponjave, i Skënderbeut apo i Nënë Terezës. S’mund të përdorim një patriotizëm fals, të mbushim stadiume e të brohorasim sa herë ka ndeshje. Duhet të bëhemi bashkë për të përcaktuar qëllimet se ku do të jetë Shqipëria pas 20 apo 30 vitesh. Këto objektiva duhet të kenë diasporën në qendër të tyre. Ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm më të drejtë, t’i vendosim etiketën për cfarë duhet të njihemi.

  

Bushati bëri thirrje për ti thënë ndal patriotizmit fals, duke kërkuar që palët politike të vendosin bashkarisht se cfarë do të bëjnë për shqioëronë e 50 viteve të ardhshme.

 

 

Sot duhet të bëhemi bashkë për qëllimet e 100 viteve të ardhshme., cfarë toke do të Shqipëria? Ja shembulli i Izraelit, pse,  sepse vendosën një qëllim dhe vendosën dijen.

 

E në fund Bushati terhoqi fort vëmendjen për një dështim të mundshëm me negociatat e anëtarësimit.

 

 

“Duhet ti bëjmë pyetje vetes: ku isha unë dy-tre javë apo muaj para vendimit të BE për Shqipërine? Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë, mund të jetojë edhe 550 të tjera. Po nëse kjo mund të ndodhe? Nuk dua tua tregoj fëmijëve të mi dështimin.”

 

 

Kritik ishte Bushati edhe për përqendrimin e të ardhurave në duart e pak njerëzve, për emigracionin si dhe mungesën e diasporës në jetën politike shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *