Ne Gjykaten e Tiranes ka nisur seanca e pare gjygjesore ku Edi Rama ka paditur  anetaren e kryesise, ish-deputeten e PD Jorida Tabaku ne lidhje me deklaratat e shumta qe ka bere per ceshtjen e lojerave te fatit.

Deklaratat jane pergjate nje viti dhe zonja Tabaku eshte shprehur si ne komisione, ne parlament dhe ne seline e PD.

Shume deklarata lidhen dhe me periudhen e miratimit te ligjit te lojerave te fatit dhe lidhjeve kriminale te personave te akuzuar per trafik nderkombetar qeniesh njerezore dhe lendesh narkotike me kompanite e lojerave te fatit.

Ne deklaraten e mbrojtjes prej 60 faqesh Jorida Tabaku dhe mbrojtja e saj paraqesin te gjitha provat ku pretendojne se cdo deklarate eshte e bazuar ne fakte.

 

“Ne te vertete biznesi i lojerave te fatit lulezoi dhe u katerfishua e provuar kjo nga QKR, por gjithashtu se kompanite me lidhje kriminale po pastrojne parate e vertetuar kjo nga DASH dhe Moneyval. Ne 35 fashikujt e provave qe paraqet perfaqesuesi im ligjor tregohet qarte se kam folur me fakte e prova cdo here dhe nuk terhiqem nga asnje deklarate e bere per kete ceshtje, u shpreh ish deputetja e PD!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *