Gjykatës Supreme britanike e ka shpallur të paligjshëm vendimin e Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin që të kryente detyrat e tij.

 

Me këtë vendim të gjykatës i hapet rrugë që Parlamenti të mblidhet menjëherë, ndërkohë që kryeministri Johnson ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Kryeministri Johnson kishte vendosur të pezullonte Parlamentin, çka do të bënte që deputetët të mund të mblidheshin vetëm më 15 tetor, pak ditë para skadencës, 31 tetorit, kur Britania e Madhe duhet të dalë nga BE. Kjo do t’i pamundësonte deputetëve diskutimet mbi çështjen e Brexit-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *