Gjykata ka lënë në burg Ilir Selmanin, i akuzuar si i perfshire ne vrasjen e ish policit Santiago Malko.

Selmani nuk ka pranuar akuzën e vrasjes me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal. 35-vjeçari u arrestua pasditen e 16 prillit  në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi” në zonën e Xhamllikut.

Ai u prangos në lulishten e pallatit, shumë pranë vendit të vrasjes së Santiago Malkos. Në momentin e arrestimit, Selmanit iu sekuestrua edhe një pistoletë me fishek në fole, ndërkohë që bashkë me të u shoqërua edhe shoku i tij.

35-vjeçari Selmani eshte shprehur para hetuesve se ngjarjen e kishte mësuar nga media, dhe se viktimën nuk e njihte.  Selmani ka thene gjithashtu se levizte i armatosur pasi i rrezikohej jeta per shkak te konflikteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *