Një gjykatë në Hagë vendosi të martën që ora policore në Holandë, e vënë me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID, duhet të hiqet, pasi shkel lirinë e lëvizjes dhe grumbullimeve.

“Shtetrrethimi duhet të hiqet menjëherë”, tha gjykata në një deklaratë, teksa shtoi se qeveria abuzoi me kompetencat e saj.

“Shtetrrethimi është një shkelje e gjerë e së drejtës për lirinë e lëvizjes dhe privatësisë, si dhe kufizon në mënyrë indirekte të drejtën për lirinë e tubimit dhe demonstrimit.” 

Rasti u dërgua nga një grup njerëzish që protestuan kundër shtetrrethimit, e cila do të jetë në fuqi deri më 2 mars.

Ndalimi i qarkullimit në Holandë fillon nga ora 21:00 deri në 4:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *